Secondary Adv

Doganat, strategji të re për sistemet dixhitale doganore sipas standarteve të BE

Doganat, në bashkëpunim me AKSHI, UNCTAD dhe DG Taxud, po hartojnë strategjinë për zhvillimin e sistemeve dixhitale drejt integrimit në BE.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me AKSHI-n dhe UNCTAD dhe me asistencën e DG Taxud ka filluar prej kohësh draftimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në kuadër të aderimit në Bashkimin Evropian.

 

Grupi i Përhershëm i Punës zhvilloi sot mbledhjen e radhës duke u fokusuar në tre kolonat kryesore të sistemeve:

 

I. Sistemet qendrore Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni që mund të kërkojnë dhe zhvillime nga vendet kandidate, ku përfshihen 18 sisteme IT si: për shkëmbimin e certifikatave të Dritares së Vetme Doganore të BE-së; kontrolli importit; menaxhimi i riskut doganor; eksportuesit të regjistruar; informacioni i detyrueshëm tarifor evropian; regjistrimi dhe identifikimi i operatorit ekonomik- EORI2; AEO; menaxhimi i garancisë; sistemi IPR; tarifa e integruar etj.

 

II. Sistemet e decentralizuara Transevropiane të zhvilluara nga Komisioni dhe që kanë një komponent kombëtar që do të zhvillohet nga vendet kandidate për në BE, si NCTS (sistemi tranzitit), Sistemi Autorizuar i Eksportit dhe sistemi i zhdoganimit të centralizuar për import;

 

III. Kërkesat e BE-së për sistemet kombëtare që duhet të zhvillohen eksluzivisht nga vendet kandidate që synojnë zbatimin e proceseve të përcaktuara në legjislacionin e UCC dhe Dritares së vetme (SW) të BE-së, ku përfshihen Njoftimi i mbërritjes, prezantimit dhe magazinimit të përkohshëm dhe Sistemi kombëtar i importit.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e angazhuar në procesin e integrimit evropian kryesisht në kapitullin 29 – Bashkimi Doganor dhe ka si prioritet kryesor përafrimin e legjislacionit doganor dhe sidomos të sistemeve të IT me standartet e BE-së pasi doganat në momentin e aderimit marrin rëndësi parësore si porta e parë e hyrjes dhe porta e fundit e daljes në tregun e përbashkët evropian. /Monitor(https://monitor.al/doganat-strategji-te-re-per-sistemet-dixhitale-doganore-sipas-standarteve-te-be-se/\)


Më të lexuarat